Rreth librit të Shpresim Besim Kasaj “Të kapërxesh vetëveten”, Tiranë 2023

Nga Enver Memishaj

Mësuesi Shpresim Kasaj, pas udhës së gjatë të mësimdhenies, botimit të librit “Armeni në rrugën e dijes” (2011), “Vlerathistoriko-kulturore të Armenit dhe krahinës” (2014), botimit tëgazetës “Armeni”, për 10 vjet 2007 – 2017, botimit të artikujve nëorganet e shtypet të përditshëm dhe periodik, kryetar i shoqatës“Armeni, ka vendosur së fundi të bëjë detyrën e fundit ndajfamiljes e shoqërisë: të na lërë kujtimet e jetës së tij.

Në fushën e dijes gjinia e kujtimeve është e njohur. Në botëkanë lënë kujtime njerës të shquar që kanë patur edhe ndikim nëjetën shoqërore. Në kulturën shqiptare ka shumë pak libra me kujtime, çka flet për prapambetjen e shoqërisë sonë. Edhe psekujtimet janë burimi i fundit i historisë, përsëri ato janë tërheqësedhe sjellin tek lexuesi dije dhe emocione.

Le të përmend vetëm dy libra me kujtime, ato të Eqerem bejVlorës dhe të shkrimtarit komunist Petro Marko, kujtime të cilatjanë komentuar, botur e ribotuar pjesë, pjesë. Komentuar aq gjatësa edhe njerës me mënd, gabimisht i kanë marrë ato, jo si kujtime, por si histori!

Petro Marko shkruan: “O kujtimedilni ashtu si u regjistruat në trurin tim. Tani ju dua”.

Kështu edhe Shpresin Kasaj u bën thirrje kujtimve tëregjistruara në trurin e tij të zgjohen për të na i treguar neve dhe nai tregon me një gjuhë të bukur qytetare.

Shpresim Kasaj në këtë libër shkruan ç’ka parë e ç’kadëgjuar, gjatë jetës së tij, sa ka qarë e sa ka qeshur, sa është gëzuare sa është hidhëruar, duke u munduar jo pa sukses që të na tregojëato ngjarje të jetës së tij që paraqesin rëndësinë e jetës shoqërore tëviteve të vështira dhe të lumtura që kaloi ai.

Kujtimet e Shpresim Kasaj të përmbledhuar në dy pjesë janënjë meditim i thellë, si rritesh i varfër, si   jetosh në Shqipërinëdiktatoriale të Enver Hoxhës. Autori mundohet jo pa sukses, tëhedhë dritë mbi atë mund ndodhë komunitetet e izoluara, varfëria, mjerimi dhe shtypja.

Në këtë mënyrë ai vjen të protestojë në mënyrë paqësorepërjetën që na dhanë siç pat shkruar në gjallje të tij  poeti i ndierBardhyl Londo.

Kështuqë e parë nga ana njerëzore kujtimet e Shpresim Kasaj janë të dhimbëshme, pasi ato tregojnë në një farë mase edhe jetëntonë, të lexuesit, pasi në atë sistemin mizor të Enver Hoxhës, njerëzit jetonin njësoj, visheshin njësoj, mobilonin shtëpinë njësoj, ky ishte njeriu i ri që krijoi diktatura komuniste, duke sfiduar edheligjet e natyrës.

S del nga ky libër, autori nuk ka pas menduar të botojëkujtimet, pasi nuk ka mbajtur ditar apo shënime, por në një moshëtë thyer njeriu e kthen gjithnjë kokën pas me nostalgji, për të parëudhën e jetës nga ka kaluar, mendime të përsëritura e ripërsërituranë procesin e kujtimeve që gjejnë së fundi shprehjen në këtë libërterheqës.

Natyrisht që Kasaj nuk ka mundur që me detaje të sjellëgjithë jetën e tij, por ka ditur të qëmtoje dhe të na sjellë atë pjesë tëjetës që mbetet në kujtesën e njerëzve, sepse njerëzit jetojnë aq sakujtohen.

Talenti i autorit për të shkruar, inteligjenca e tij, përvoja e jetës, e bëjnë këtë libërnjë film të bukur dhe emocionues të jetës sonë, kaq bukur autori ka ditur të pasqyrojë  dhe ndërthurë element tëjetës tij me ato të shoqërisë ku jetoi, vuajti apo gëzoi. Kështu qëlibri është shkruar si një roman autobiografik  

Kujtimet janë shkruar me talent që falë inteligjencës së autorits’mund në shumë raste të lexosh pa lot në sy: Doktori mështriu…, por kur pa që po avulloja i tëri nga temperature, i thababait: “Të të vijë rëndë që e ke lënë djalin në këtë gjendje…”.Nëna filloi të qante e më pas filloi të qajë edhe babai”, f.47

Kujtimet tregohen me realizëm e vërtetësi, me sinqeritetin e shpirtit, gjë që sjell tek lexuesi vlerësim dhe nderim për autorin: “Mbaj mend që baba Refati e të tjerë nga vëllazëria e këshilluanbabanë të më blinte një xhaketë se deri atëherë veja në shkollë nëfill të këmishës”, f. 49

Tronditëse është largimi i gjyshes nga shtëpia: “Hysniu shkoi te shtëpia jonë. Atje nuk ndenji as dhjetë minuta, mori gjyshe Halimenë ashtu siç ishte pa këpucë …, e mori në Krapës nga ku gjyshja nuk u kthye më, se vdiq pas disa muajsh dhe u varros atje, ku janë eshtrat e saj dhe sot e kësaj dite” f. 67

Këto drama familjare e shoqërore vijnë nga varfëria dhe mjerimi ifshatarëve të asaj kohe, ashtu si e gjithë shoqërie. Por autori tëtrondit   me këto detaje “ e mori gjyshe Halimenë ashtu siç ishte pa këpuvë…”, detaje që na kujtojnë kokrat e misërit të Migjenit…

–Varfërinë e fshtarsisë e tregon nëpërmjet një fjalie të vetme: “Nëna ma priste me kursim bukën e misërt…Unë i kërkoja edhe pak bukë, se nuk isha ngopur, por nëna ma priste: nuk ka…”. f. 52

Ja pra dramat që jetoi jo vetëm Bulja, nëna e Shpresim Kasajt, portë gjitha nënat shqiptare në ato kohëra. Mendoni se çfarë drame përjetonin nënat tona, kur nuk arrinin të ngopnin fëmijën as me bukë misri!

Humanizmin e njerëzve të thjeshtë që vuajnë për bukën e gojës autori na e tregon me shembullin kuptimplotë të Refies, njëgruaje të varfër që kishte për të rritur e vetme 4 fëmi, pasi i kishtevdekur burri. Një ditë thotë autori trokita në derën e saj i bërëqullë nga shirat e vjeshtës. Ajo më pyeti se përse babai nuk mëkishte blerë një ombrellë, pastaj më fshiu kokën me fut dhe mëtha:

Mirë atëhere ti do të rrish tek unë.

Kjo mbështetje që bënin njerëzit e varfër për njeri tjetrinështë një nga vetitë më të çmuara të racës sonë që na mbajti gjallënëpërmjet luftrave dhe varfërisë e mjerimit.

Autori na tregon nëpërmjet shembullit të jetës së familjesdhe fisit të tij ruajtjen e zakoneve dhe traditave si dasmat, synetllëku, ndihmat që i jepnin njeri tjetrit në fatkeqësi e gëzimeetj.

Ishte zakon, që ditën e tretë të martesës nusja me dhëndërrinkthehej te shtëpia e prindërve”. Ose në rast vdekje autori ka parazakonet primitive: “Zenepja, gjyshja e tij, doli në avlli duke uluritur , duke çjerrë me thonj fytyrën që i kullonte gjak, e duke irënë kokës me grushte”, f. 88

Në pjesën e dytë të librit ne do të njihemi me personalitetine Shpresim Kasajt me luftën dhe përpjekjet që ai bën për t’ungritur mbi trashgiminë e prapambetjen e fshatit shqiptar. Kështune do të njihemi me një qëndrestar, me një luftëtar e punëtor qënuk ndalet para vështirësive që i vë përpara sistemi shoqëror, por edhe natyra. Njihemi me Shpresim Kasaj që nuk u nënshtrohetvarfërisë së kohës, nga e cila del me punë. Nedimeja bashkëshortjae tij pyet si mbillet duhani? Kjo pyetje e thjeshtë na bën tëmendojmë se çifti Kasja nuk nënshtrohet as para varfërisë, as para pengesave shoqërore dhe as para shpifjeve të kohës. Ata mbjellinduhan dhe e shesin, në një kohë kur tregëtia ishte e ndaluar. Mbjellin fruta e perime dhe dalin në treg, bëjnë raki rrushi dhemarje, presën e përcjellën miq e shokë duke mbajtur hapur derën e shtëpisë së tyre.

Kështu me punë të ndershme, me djersën e ballit, por edheme zgjuarsi, ata bëhen shembulli i njerëzve ngadhnjimtar mbipengesat e kohës. Duke ecuar në udhën e njerëzve punëtorë, nëudhën e së mires, ngjallin edhe cmirën dhe xhelozinë e ziliqarëve, por edhe mbi këta fitojnë.

— Me nota dramatike dhe emocionale autori na përshkruanedhe dashurinë dhe respektin për bashkëshortes, duke na dhënëkështu shembullin e një bashkëshorti e qytetari model. Ndërsa gruja e Shpresimit e sëmurë pa ndjenja niset me një veturë për nëspitalin e Vlorës. Sapo ai e merr vesh i del përpara në mes tërrugës dhe ndalon një kamjoni.I thashë shoferit që, po të shihtendonjë veturë që kishte ndaluar, le të ndalonte dhe ai, se kjotregonte që gruaja kishte vdekur dhe nuk kishte pse shkoja mëtutje” f. 83 Kështu do ndeshemi me disa raste cilat naemocionojnë dhe na bëjnë mendojmë për jetën to.

Një vend të veçantë autori i ka dhënë denoncimit tëdiktaturës komuniste, krimit, dhunës dhe terrorit të komunistëvembi fshtarsinë e Armnit dhe krahinës. Autori pa iu dridhur qerpikukrimit i ka vënë emër, emër individual  dhe  emër shtetror. Ai tregon me shembuj se si agjentët e komunistëve përgjojnë dhe persekutojnë. Kështu p.sh. ndërsa mësuesi Zaçe Hasko është nështëpinë e tij, në një gëzim me shokët, bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit hynë brenda në shtëpi, në mes të këngës dhe e arrestojënë mësuesin, se përse këndonte këngë për Ballin Kombëtar! Në gjuhë të huaj shtëpisë i thanë Hauz, që në shqip përkthehet: vend i mbrojtur, por komunstët shkelën çdo parim e normë humanitare

Ky thotë autori “ishte një turp për ne armenasit që spiunuam e burgosëm mësuesin…”. f. 42. Pra autori na flet për denatyrimin e personalitet njerëzor, kur shkelet tradita dhe zakoni që ka mbajtur të bashkuar shqiptarët.  

Tronditëse është edhe rasti që tregon autori se kur babai tij,për të mos prishur dasmën, gëzimin e djalit të vetëm ndjek nga shtëpia kushririn e tij sepse ai ishte cilësuar kulak!!!

Dhe si sinonim të komunistit, pra të pabesisë, krimit dhunës dhe terrorit autori na sjell një figurë të zezë, Laver Sino Bataj, qës’kishte lënë poshtërsi pa bërë kundër fshatarëve të tij që e kishin strehuar e mbajtur me bukë dhe që kur vdiq fshati Armenit kishte hapur këngën: shyqyr që shpëtuam nga Laveri.Në këtë linjë autori na tregon se si atij, kudo ku shkonte e kudo ku trokiste, i ishte qepur pas karakteristika: je nip kulaku!!!

Përse duhen lexuar kujtimet e mësuesit dhe aktivistit shoqëroe Shpresim Kasaj?

Vlerta e kujtimeve,  nëpërmjet jetës së tij, Shpresim Kasaj, ka ditur të përgjithësojë jetën e varfër të shoqërisë sonë, pasi në atëgjëndje që ishte Shpresimi ishte gjithë fshatarsia e shoqëria shqiptare.

Autori i bën një vështrim të ashpër dështimeve të shoqërisëqë e vendos gjithë vlerën e saj në ëndërra që u kthyen në njëdiktaturë çnjerëzore. Në dhunë dhe terror mbi popullin shqiptar.

Autori na tregon se si i përjetoi efektet e luftës dhe represionit politik, kur veshja, rrobat e tij, muzika dhe interesat e tij kontrolloheshin nga Partia.

Vlerat e këtyre kujtime qëndrojnë në faktin se autori ka ditur me mjeshtëri të dalë nga guaska e tij personale dhe të shtrij kujtimet e tij në fenomenet e ngjarjet e kohës, duke dhënë kështu një kontribut në historinë e Vlorës.

Autori na bën një shpegim te thjeshtë për kohën ku jetoimundësitë dhe pa mundësitë e kohës

Kur e përfundova këtë libër mendova se sa shumë ngjarje e analiza ka mbetur pa u thënë, pasi jeta e një njeriu aq më tepër e një mësuesi e aktivisti shoqëror, nuk mund të përmblidhet brenda kapakëve të një libri.

Por edhe kaq mjafton pasi autori ka ditur të zgjedhë e përzgjedhë, pra është një libër me kujtime përfaqësues, tashmë jo vetëm për jetën e një njeriu të vetëm por të një brezi, kjo ështëmerita e Shpresim Kasaj, kjo është rëndësia e këtij libri.  

Me këtë libër Shprsim Kasaj lë pas gjurmë të pa shlyera, për familjen, fisin dhe vendlindjen, por edhe më gjerë. Shpresimi ka lënë gjurmë në jetë e historinë e vendlindjes me librat dhe publicistikën e tij, ka lenë gjurmë në qytetin tonë me aktivitete si  person publik dhe kryetar i shoqatës Armeni, por ky libër, plotëson më mirë vlerat njerëzore, qytetare dhe intelektuale tëShpresim Kasajt.