‘Oppenheimer’, filmi biografik për krijuesin e bombës bërthamore Robert Oppenheimer, nga regjisori Christopher Nolan, ka dominuar nominimet për çmimet Oscar të cilat u bënë publik këtë të martë.

Duke u nominuar në 13 kategori, Oppenheimer duket se do ti sigurojë regjisorit Nolan, Oscarin e parë në karrierën e tij. Yjet e filmit: Cillian Murphy, Robert Doëney Jr dhe Emily Blunt janë gjthashtu në garë për cmime.

Në vend të dytë renditet ‘Poor Things” , I nominuar në 11 kategori, përfshirë edhe në atë për filmin më të mirë. Aktorja kryesore e komedisë, Emma Stone me rolin e Bella Baxter do të jetë në garë për kategornë e aktores më të mirë. Po ashtu Mark Ruffalo është nominuar në kategorinë e aktorit më të mirë dytësor.

‘Killers of the flower moon” ka siguruar 10 nominime së bashku me aktorët kryesorë, Lily Gladstone dhe Robert De Niro. Por cfarë ka nxitur reagime të shumta dhe pakënaqësi në rrjet është mungesa e emrit të Leondardo Di Caprios në listën e vlerwsimeve.

Nga më shumë të nominuarit është gjithashtu filmi që prodhoi më shumë të ardhura gjatë vitit të kaluar ‘Barbie’ dhe filmi biografik i Leonard Bernstein “Maestro”.

Filmi dokumentar “20 Days in Mariupol” i Associated Press ka fituar nominim në kategorinë e dokumentarit më të mirë. Ky film flet për rrethimin e qytetit ukrainas pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrianës.

Ceremonia për ndarjen e çmimeve Oscar do të mbahet në 10 mars në Kaliforni.