Rreth 8.4 milionë punëtorë janë në rrezik nga përdorimi në rritje i inteligjencës artificiale (AI), sipas një studimi nga shoqata Confartigianato mbi shkallën e ekspozimit të tregut italian të punës ndaj sistemeve ekspertë të publikuar të enjten.

36.2% e fuqisë punëtore “do të vuajnë efektet e proceseve të transformimit të thellë teknologjik dhe automatizimit”, tha shoqata, raporton ANSA.

Sipas studimit, rajoni më i ekspozuar është Lombardia, e ndjekur nga Lacio.

“Nuk duhet pasur frikë nga inteligjenca artificiale, por duhet përdorur atë me inteligjencën e një mjeshtri,” tha kryetari i Confartigianato, Marco Granelli.

Profesionet më të ekspozuara ndaj ndikimit të AI “janë ato më të kualifikuarat, ato me një komponent të lartë intelektual dhe administrativ, duke filluar nga teknikët e informacionit dhe komunikimit, menaxherët administrativë dhe biznesi, specialistët e biznesit dhe menaxhimit, specialistët shkencorë dhe inxhinierikë dhe menaxherët e administratave publike.”, thuhet në studim.

Profesionet që mbartin rrezikun më të ulët nga AI janë ato “me një komponent manual jo të standardizuar”, sipas Confartigianato.