Lucciano Spaleti është trajneri i ri i Kombëtares Italiane të futbollit.

Federata Italiane e Futbollit njoftoi se ka arritur marrëveshje me ish-teknikun që pak muaj më parë shpalli Napolin kampion të italisë.

Trajneri toskan do të marrë rolin e tij duke filluar nga 1 Shtatori 2023 dhe prezantimi zyrtar do të bëhet në Qendrën Teknike të Federatës në Coverciano para ndeshjeve të planifikuara për ditët e para të Shtatorit kundër Maqedonise dhe Ukrainës.

“Kombëtarja kishte nevojë për një trajner të madh dhe jam shumë i lumtur që ai pranoi drejtimin teknik të ekipit.  Entuziazmi dhe ekspertiza e tij do të jenë thelbësore për sfidat që e presin Italinë në muajt e ardhshëm”, tha presidenti Gabriele Gravina.

Spaleti zëvendëson në postin e trajnerit të Italisë Roberto Mancinin i cili dha dorëheqjen pak ditë më parë.

Që prej vitit 1993, Luciano Spalletti ka drejtuar një numër të madh klubesh në Itali nga të cilët Roma, Inter dhe Napoli me të cilin u shpall kampion në Serie A.