ATSH-DPA/ – Tërheqja e punëtorëve të kualifikuar është një nga sfidat më të mëdha me të cilat Gjermania prietet të përballet gjatë dekadave të ardhshme, tha sot kancelari gjerman Olaf Scholz gjatë një vizite në një fabrikë në Gjermaninë lindore.

“Gjermania duhet të bëjë gjithçka për të siguruar që të rinjtë të marrin trajnim të mirë profesional, të ofrojë mundësi të reja arsimore për njerëzit tashmë në fuqinë punëtore dhe të tërheqë punëtorë të kualifikuar nga jashtë”, tha Scholz.

Scholz mbështeti ligjin e propozuar të Gjermanisë për Imigrimin e Punëtorëve të Aftë, i projektuar për ta bërë më të lehtë për migrantët me perspektiva të forta pune të vijnë në Gjermani, si një nxitje e mundshme për këto përpjekje.

Scholz, megjithatë, tha se më mirë vendi të përballej me një mungesë të punëtorëve të kualifikuar sesa me papunësi të lartë të vazhdueshme, e cila në të kaluarën ka qenë një çështje e veçantë në Gjermaninë lindore. Ai shprehu besimin se çështja mund të zgjidhet.