Rrënjët e hardhive 30-vjeçare që prodhojnë verë të gazuar janë tharë për shkak të nxehtësisë

Vreshtat në të gjithë rajonin e njohur të Katalonjës nga ku prodhohet vera e gazuar “Cava Penedes” janë tharë për shkak të nxehtësisë.

Rrënjët e hardhive 30-vjeçare janë shkatërruar për shkak të temperaturave të larta që kanë përfshirë Spanjën përgjatë kësaj vere.

Rajoni verilindor është ndër më të prekurit nga thatësira, duke regjistruar një fillim viti të thatë që në katër muajt e parë të 2023.

“Kemi frikë se kjo thatësirë  do të vazhdojë. Frika e madhe është kjo, se ajo do të jetë shkatërruese për të gjitha vreshtat tona.”

Thatësira e vazhdueshme ka bërë që vreshtarët të cilët prodhojnë verë të gazuar të humbasin nga 35 deri në 55% të rrushit për shkak të mungesës së shiut.

“Ndryshimet klimatike na ndikojnë jo vetëm në prodhim, por edhe në ndryshimin e vreshtarisë. Dhe mendoj se e ardhmja do të shkojë kështu, thatësira do të shkatërrojë vazhdimisht vreshtat por ne duhet që të përpiqemi të ripërdorim ujin që kemi dhe në fund, pak nga pak do të kemi rrush cilësor në zonë.”

Shumica e verërave të gazuara siç është Cava Penedes shitet jashtë Spanjës prodhuesi i dytë më i madh në botë i verërave të gazuara pas Francës. Vitin e kaluar sektori prodhoi 249 milionë shishe, 4.6% më shumë se në 2021.

Ndërsa thatësirat dhe temperaturat më të larta se zakonisht pritet të intensifikohen si pasojë e ndryshimeve klimatike, disa prodhues po kërkojnë zgjidhje kreative dhe që qeveria të ofrojë masa.

Disa prej kantinave në Spanjë po ripërdorin ujin për të ujitur vreshtat, duke i ndarë hardhitë në mënyrë që ato të thahen më pak ose përdorur fara dhe varietete të tjera që konsiderohen më rezistente ndaj thatësirës.