Atdhetari e filantropi i shquar 73 vjeçar Selim Shabanaj i Radio “Prishtina” në Zagreb, i kompanisë “Frucktus” në Kosovë, i Luftës së UÇK-së, ka ndrrue jetë në Prishtinë

Dje ka ndrrue jetë në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovësdardane, në moshë 73 vjeçare, atdhetari e filantropi i shquarshqiptaro-kroat, Selim Shabanaj, i rrethuar nga dashuria e përkujdesja e familjarëve e miqëve të tij, i cili do të përcilletme nderime meritore, sot, me 4 gusht 2023, ditë e premte, ora14.00, në fshatin e tij të lindjes, në varrezat e Dobixhe-Jagoztë Gjakovës.

1.
Atdhetari e biznesmeni i shquar, i viteve 1980-1999, Selim Shabanaj, ishte pronar i kompanisë “Fructus”, e cilanumëronte asokohe mbi 550 shitore në të gjithë territorin e Kosovës, ku u punësuan qindra familje e mijëra qytetarë tëKosovës, u mundësuan në përballimin e mbijetesës shqiptarenë Kosovë nga masat e dhunshme të gjithanshme të Serbisëme largime të shqiptarëve nga puna, etj.

Salih Mekaj-ish kryetar i Gjykatës së Apelit të Kosovës, shprehet se kompania “Fructus” e Selim Shabanit: “kishte jo vetëm karakter ekonomik, por ishte një oponencë e fortë ndajmasave të dhunshme të pushtetit që kishin për qëllim lodhjene popullatës edhe përmes varfërisë”.

Patriotit e biznesmenit të shquar Selim Shabanaj përveprimtarinë e tij kombëtare atdhetare e kulturore, Serbosllavija ja mbylli 550 shitoret për nji ditë dhe jakonfiskoi mbi 23 milionë marka mallë. Për këtë arsye ai u detyrua t’i mbyllin të gjitha shitoret e tij dhe të jetonte nëMërgim, ngase ishte i përndjekur politik nga rregjimi serb, nga ky rregjim i terrorit e genocidit ndaj shqiptarëve etnikë.

Biznesmeni filantrop, atdhetari Selim Shabanaj, pas Luftës nëKosovë (1999) për shkaqe politike të gabuara të autoritetevenë Kosovë nuk gjeti përkrahje për të vazhduar me bizneset e tija shumë të suksesshme. Edhe gjendja e tij shëndetësore e detyroi atë të pensionohet e të jetojnë në Prishtinë, ku deri nëditët e fundit të jetës së vet po merrej me përshkrimin dhezbardhjen e ngjarjeve të Kosovës gjatë viteve 1980-2000, tëcilat presim të shohin dritën e botimit (aq sa ka dorëshkrimuar) në një të ardhme të afërt.

Dukagjin Karaveshi nga Kosova shkruante dje se “Selim Shabanaj ka qënë institucion”, duke shprehë një të vërtetë tëmadhe, një vlerësim të lartë.

2.
Selim Shabanaj meqenëse kishte miqësi të madhe dhe tësinqertë me autoritetet Kroate, mundësoi me shumë dashuri e atdhetari, me humanizëm plot sakrifica njerëzore, monetare, poltike, diplomatike, mediatiek, që Radio “Prishtina” të jeptelajmet direkt nga Zagrebi, lajme të pa çensurë dhe të sakta, kui sponsorizoi 10 gazetarë, të cilët punuan për t’i përgatitëlajmet për Kosovën.

Asokohe, Radio “Prishtina” prej nga Zagrebi, ndigjohejgjithkund e gjithkahit nga shqiptarët në ish-Jugosllavi e nëShqipëri e kudo tjetër arrinin valët e zëri i saj i të vërtetës, ishpresës, i shqiptarisë.

Selim Shabanaj ishte shumë i afërt me Dr. Ibrahim Rugovën, lidershipin e madh të Kosovës dardane, si dhe me gazetarin e botuesin e mirënjohur Agim Mala dhe me personalitete tëtjera panshqiptare.

Selim Shabanaj u kyç herët në Levizjen gjithëpopulloreshqiptare, që ma vonë kjo lëvizje edhe u shndrrua në parti politike, LDK, por ai nuk u antarësue në LDK dhe në as ndonji parti tjetër, por i financoi të gjitha lëvizjet, tubimet dheaktivitete të organizura gjatë dy dekadave të fundit të shekullittë kaluem për të gjitha partitë pa dallim.

3.
I nderuari e i shquari biznesmeni atdhetar Selim Shabanajkontribuoi shumë edhe në armatimin e popullatës shqiptarepër fitoret e lirisë e pavarësisë dhe shtetësisë së Kosovësdardane.

Personaliteti i mirënjohur i lirisë, i pavarësisë e shtetësisë sëKosovës, i botës akademike, i fushës së letrave shqipe, ishoqërisë civile, i politikës e diplomacisë së Kosovës, Jahja Lluka, aktualisht dhe President i Shoqatës për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e Veta, pashë dje, teksashkruante në rrjete sociale, ndër të tjera:
“Sonte mora një lajm mortor për vdekjen e njërit ngabiznismenët ma të fuqishëm në Kosovë dhe më erdhi rëndë se Selim Shabanaj nuk ishte vetëm biznismen, po edhe njëri ngadonatorët për të varfërit, po edhe për pregaditjen e popullatësshqiptare për mbrojtje nga hordhitë çetnike, çka me këtë rastpo i nxjerri nga ditari im i një vizite në Zagreb… Dua të them se ti, Selim Shabanaj, ke ba shumë për Kosovën, po Kosova jo sa duhet për Ty. Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës!”

4.
Biznesmen e filantropi i shquar, veprimtar atdhetar i pandalur, kontributor i madh për zhvillimet kombëtare, ekonomike, politike, kulturore, mediatike, Z. Selim SHABANAJ ngaKosova dardane, ishte i Ftuar Nderi në “Kuvendin e Madh tëUlqinit”, i ftuar personalisht nga miku i tij që nga shkollafillore, tani Drejtor i Përgjithshëm i “Gazeta e Alpeve” z. Ramiz Tafilaj në Teksas (SHBA), njiherit edhe Kryetar iKëshillit Organizator të “Kuvendit të Ulqinit”-KuvendPanShqiptar-NdërBallkanik-EuroAtlantik.

Kontributi i biznesmenit, filantropit dhe atdhetarit të shquarSelim Shabanaj për Kombin tonë është tepër i madh, ndaj dheprania e tij, si i Ftuar Nderi, i dha peshë dhe vlerë Kuvendit tëMadh të Ulqinit të 29 prillit 2023.

Me propozim direkt të motivuar shpirtërisht e të arsyetuargjithanshmërisht të personalitetit të shquar shqiptaro-amerikan, Ramiz Tafilaj, “Kuvendi i Madh i Ulqinit” dhe“Gazeta e Alpeve”-media PanShqiptare e NdërBallkanike(Shqipëri-Kosovë-Mali i Zi-Lugina e Preshevës e Sanxhak-Maqedoni e Veriut dhe Mërgata Shqiptare në Botë) e vlerësoidhe e nderoi me Çmimin e Madh “Dardania”, Z. Selim Shabanaj në Prishtinë, me këtë Motivacion: “Për kontributet e tij të shquara filantroprotike ndërvite, përgjatë shekullit tëkaluar deri në pensionimin e tij, për veprimtaritë e tij nëzhvillimet kombëtare, atdhetare, lobuese, ekonomike, politike, kulturore, mediatike në Kosovë e mërgatat shqiptare, duke dhënë për kombin e vet gjithçka mundi nga bizneset, dituria e puna e tij e jashtëzakonshme, edhe përkundër përndjekjevepolitike e ekonomike nga rregjimi i Jugosllavisë”.

Shpalljen e Çmimit të Madh “Dardania” me motivacioninpërkatës për atdhetarin e filantropin e shquar Ramiz Tafilaj e lexoi në sallën e Kuvendit, gazetarja e mirënjohur HyrëTejeci-Murati e Radio Televizionit të Kosovës (RTK), me përvojë mbi dy dekadore në fushën e gazetarisë, e cila ishte e Ftuar Nderi në “Kuvendin e Madh të Ulqinit”.

Çmimin e Madh “Dardania” akorduar atdhetarit e filantropittë shquar Selim Shabanaj ia dorëzoi miku i tij i afërt e ingushtë i viteve të rinisë së hershme dhe i kohërave tëderisotme, Ramiz Tafilaj- Kryetar i Këshillit Organizator të“Kuvendit të Madh të Ulqinit” dhe Drejtor i Përgjithshëm i“Gazeta e Alpeve”-media PanShqiptare e NdërBallkanike.

Atdhetari e filantropi i shquar Selim Shabanaj duke marrëÇmimin e Madh “Dardania” shprehu mirënjohjen e Tij përkëtë vlerësim të lartë në Kuvendin e Madh të Ulqinit- KuvendPanShqiptar-NdërBallkanik-EuroAtlkantik.

Ndarja nga jeta e atdhetarit e filantropit të shquar Selim Shabanaj është një dhimbje e madhe për Kosovën dardane, për krejt Shqiptarinë, ndaj dhe figura e këtij patrioti të madh e veprimtari të rrallë duhet të vlerësohet e nderohet nga shteti iKosovës, nga institucionet e tij më të larta.

Ramiz LUSHAJ

Tiranë-Prishtinë, 4 gusht 2023