• Sipas një sondazhi të fundit publikuar në CNBC, shumica e punonjësve në SHBA, thonë se nuk shkëputen plotësisht nga puna dhe 17% thonë se qëndrojnë plotësisht të lidhur, kur janë larg punës.
• Disa kompani i mbyllin plotësisht zyrat për një kohë të caktuar, për t’u dhënë punonjësve një shans për t’u çlodhur.

Përfitimet e kohës larg punës

Më shumë punëdhënës po e njohin nevojën për të reduktuar burnout të punonjësve, pasi punonjësit raportojnë në përgjithësi shëndet më të mirë mendor, rritje të kënaqësisë në punë dhe të angazhim më të madh pas kthimit nga pushimet.

Megjithatë, është ende sfidë për shumë punonjës, që të shkëputen nga zyra.

Më shumë se gjysma, 55% e punonjësve amerikanë, thonë se nuk shkëputen plotësisht nga puna e tyre dhe 17% thonë se qëndrojnë plotësisht të lidhur edhe kur ndodhen larg zyrës, sipas një sondazhi të kryer nga The Harris Poll me më shumë se 2,000 punonjës në emër të Ceridian, një kompani e teknologjisë së burimeve njerëzore.

“Për të ruajtur shëndetin tuaj të përgjithshëm, ju duhet t’i jepni vetes kohë për t’u shlodhur dhe rifituar energjitë, kohë për të rimbushur veten dhe kohë për t’u shkëputur,” tha Michelle Bonam, zëvendëspresidente e “Ceridian” për efektivitetin organizativ.

Pse disa profesionistë nuk marrin pushime

Frika nga humbja e mundësive në punë, është një arsye pse shumë profesionistë qëndrojnë të lidhur ose nuk marrin kohë pushimesh.

“Kultura e pagesës për performancës në SHBA, nxit besimin se ju ndikoni negativisht në performancën tuaj, nëse humbisni një mundësi ndërsa shpenzoni kohë larg punës,” tha Langsett.

Ngarkesat e shtuara të punës pas kthimit dhe pritshmëritë për të marrë pjesë në takime dhe për t’iu përgjigjur emaileve, gjithashtu pengojnë shumë profesionistë të marrin kohë për t’u shkëputur.

Stresi rreth shtimit të pushimeve nga puna, mund të rrisë gjithashtu frikën.

Praktikat më të mira për të ndihmuar punonjësit të shplodhen

Udhëheqësit duhet të japin udhëzime të qarta se si do të kryhet puna.

“Në thelb, puna juaj nuk do të ekzistonte nëse ai rol nuk do të ishte i nevojshëm brenda organizatës,” tha Bonam. “Punoni me punonjësit, për t’i bërë të ditur nëse diçka është vërtet kritike dhe keni vërtet nevojë që ata të përgjigjen, se si do t’i kontaktoni ndërsa ata janë me pushime.”

Menaxherët, duhet gjithashtu të identifikojnë njerëzit, që mund të marrin vendime në mungesë të dikujt.

Përfitimet dhe sfidat e punës në distancë

84% e punonjësve të anketuar, thonë se puna në distancë e bën më të lehtë shkëputjen dhe pushimin. Ana e kundërt e kësaj, është se gjithashtu e bën më të vështirë shkëputjen plotësisht.

Ceridian u siguron punonjësve dy ditë mirëqenieje në vit, kur pothuajse e gjithë kompania merr një ditë pushimi.

Po punohet gjithashtu për të vendosur “ditët e rifreskimit” në nivel ekipi.

“Në këtë mënyrë, të paktën njerëzit me të cilët punoni ngushtë, në mënyrë të vazhdueshme, ata janë të gjithë pushim në atë ditë dhe kjo rezulton në një shkallë më të lartë shlodhjeje në ato ditë,” tha ajo.

Bonam tashmë ka bërë një pushim njëjavor dhe ka planifikuar një pushim tjetër për vjeshtën.