Jo stadiume të reja dhe distanca të reduktuara

Sezoni 2023/24 do të mbyllet me Kampionatin Europian, EURO 2024, i cili do të zhvillohet në Gjermani.

Ky kompeticion do të pësojë ndryshime radikale, krahasuar me kampionatin e fundit dhe do të mbështetet, mbi të gjitha, në parimet kyçe të qëndrueshmërisë.

Ashtu si për kampionatin EURO 2020, do të ndalohen udhëtimet e tepërta – një format i kritikuar në disa raste nga presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin – për të reduktuar emetimet.

Këto janë disa nga objektivat e vendosura nga ESG Strategy të Federatës Europiane të Futbollit, që mbajnë firmën e Michele Uva, përgjegjës i qëndrueshmërisë në organin më të lartë qeverisës të futbollit europian.

Në fund të qershorit, në selinë qendrore të Federatës gjermane në Frankfurt, UEFA bëri bashkë disa nga ekspertët më të mëdhenj të qëndrueshmërisë në një takim me dyer të mbyllura që nuk kishte ndodhur më parë – Respect Forum.

Strategjia përqendrohet të koncepti i qëndrueshmërisë: ajo mjedisore, sociale dhe organizative.

Sfida e UEFA është që ta shndërrojë EURO 2024 (do të nisë më 14 qershor 2024) në kampionatin sportiv më të qëndrueshëm në histori.

Dokumenti i rënë dakord me qeverinë gjermane flet për një nivel total të emetimeve në rreth 347 mijë tonë CO2, një reduktim 90% krahasuar me Kupën e Botës 2022 në Katar.

Për të arritur këtë objektiv, në një ngjarje që bën të udhëtojnë miliona njerëz, u këmbëngul së pari në faktin që nuk ishte e nevojshme të ndërtoheshin stadiume të reja, ku stadiumet gjermane janë tashmë gati për të mirëpritur turneun.

Plani është studiuar në detaje për disa vite, është diskutuar me institucionet dhe kompanitë dhe u miratua disa ditë më parë.

Plani përbëhet nga 99 masa që synojnë të ndryshojnë radikalisht ndikimin e një ndeshje futbolli – shumë lidhen me dy shtyllat e tjera të qëndrueshmërisë (ajo sociale dhe qeverisëse).

Por pjesa më e rëndësishme përbëhet nga masa që ndihmojnë në luftën kundër ndryshimeve klimatike.

Kalendarët e fazës së grupeve janë hartuar në mënyrë të tillë që të reduktojnë në minimum udhëtimet dhe kur është e nevojshme, ato të luhen në qytete aty pranë.

Favorizohen udhëtimet me tren – në këtë rast, çmimi i biletës së ndeshjes do të jetë më i ulët.

Por jo vetëm, edhe ekipeve u rekomandohet të mos udhëtojnë me avion. Në përgjithësi, synohet që makina të përdoret sa më pak.

Ndër të tjera është edhe zgjedhja e përdorimit të energjive të rinovueshme për impiantet dhe në përgjithësi, reduktimi i konsumit të energjisë elektrike dhe ujit, si dhe mbetjeve për të nxitur më shumë ekonominë qarkulluese – pra mundësia e klasifikimit të mbeturinave për të rikuperuar lëndët e para.

EURO 2024 do të jetë larg të qenët “carbon neutral”, por rruga drejt emetimeve zero është hartuar dhe qëllimi është që t’u afrohemi sa më shumë që të jetë e mundur.

/ Calcio & Finanza