Si qëndron e vërteta e raportit të tij me Luizin? Flet për herë të parë Armaldo

Luiz Ejlli dhe Armaldo Kllogjeri, të dy ish-banorë të BBVIP dhe dy miq shumë të mirë me njeri-tjetrin, kohëve të fundit kanë qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë, nga krisja që kanë patur në marrdhënien e tyre.

Mirëpo, një postim i bërë nga Luizi së fundmi tregoi të kundërtën. Ai ndau me ndjekësit një foto të një gjobe bashkë me lejen e drejtimit të Maestros. Me humor shkruante krah saj: “I kanë vendosur gjobë se ka nominuar Kiarën”.

Kjo i bëri fansat të mendojnë se ata kanë raporte të mira, por Maestro e mohon diçka të tillë. I ftuar në “Procesi Sportiv”, ai tha se Luizi është i vetmi nga ish-banorët me të cilët nuk ka marrëdhënie.