Dhuna në Kuvend, Kosova bëhet “KRYEFJALË” në mediat botërore

KOSOVË– Dhuna e patolerueshme në Kuvendin e Kosovës një ditë më parë ka marrë vëmendjen e mediave botërore duke u kthyer në kryefjalën e tyre.

Kështu prestigjozja BBC i ka kushtuar një artikull asaj që ndodhi në Kuvendin e Kosovës duke shpjeguar se dhuna me grushte ndodhi për shkak të hedhjes së ujit mbi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Dhuna në Kuvend, Kosova bëhet “KRYEFJALË” në

BBC shkruan: Kjo ndodhi pas një debati të tensionuar tre-ditor rreth trazirave në veri të Kosovës. Kryeministri Kurti po i drejtohej sallës kur shpërthyen emocionet. Një fotografi e tij u gris dhe më pas filluan rrahjet. 

Edhe The Guardian i ka kushtuar një artikull të tillë Kosovës, ku ka treguar për dhunën në Kuvend dhe ka përshkruar ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në Kosovë.

Dhuna në Kuvend, Kosova bëhet “KRYEFJALË” në

‘CBC NEWS’ i kushtoi një artikull dhunës, e po ashtu edhe media të tjera të njohura si Reuters e shumë të tjera kanë paraqitur edhe vizualisht atë çfarë ka ndodhur në Kuvend. Po ashtu dhuna në Kuvendin e Kosovës është pasqyruar dhe në mediat e rajonit./Limit.al