Këngëtarja Lana Del Rey ka folur për momentet më të vështira në fillimet e karrierës së saj kur dukej që asgjë nuk po funksiononte.

“Nuk e harroj kurrë skëterrën, ato momente kur asgjë nuk funksiononte, kur seriozisht e konsideroja të tërhiqesha”, ka thënë Del Rey për ”Daily Star”.

“Kishte vërtet një ndjenjë dështimi”.

“Nuk kisha zgjidhje tjetër veçse të vazhdoja sepse nuk di të bëj asgjë tjetër. Kurajë do të ishte po të zhdukesha”.