Sipas “Transfermarkt”, elita e futbollit iberik ka në përbërje lojtarët me moshën më të madhe mes 5 kampionateve kryesore. Joaquin i Betis dhe Diego Lopez i Rayo Vallecano, konkretisht 42 dhe 41-vjeç janë ata që bëjnë diferencën e moshës në La Ligën spanjolle.

Sezonin e shkuar, katër futbollistë, tre prej të cilëve portierë u aktivizuan në dekadën e katërt në fushë, duke rritur kështu moshën mesatare të kampionatit. Më i riu ishte Lamine Yamal i Barcelonës, që debutoi në moshën 15 vjeç 9 muaj e 16 ditë. Vetëm Andorra ka moshën mesatare më të lartë, e cila është 28.2 vjeç, ndërsa La Liga ka një moshë mesatare prej 27.2 vjeç. Premier League angleze gjendet në vendin e tretë. Vetëm dy lojtarë mbi 38-vjeç u aktivizuan në sezonin e fundit, me elitën e futbollit britanik që kishte një moshë mesatare prej 26.4-vjeç. Pas tyre renditet Serie A, me 25.7 vjeç moshën mesatare të lojtarëve të sezonit të shkuar.

Nga ana tjetër, Bundesliga gjermane ka qënë gjithmonë djepi i talentëve të mëdha dhe këtë e dëshmon edhe mosha e saj prej 25.3 vjec, e katërta më e ulët ndër pesë kampionatet kryesore.  11 lojtarë debutuan këtë sezon pa mbushur 18-vjeç dhe nga ana tjetër vetëm një futbollist, Hasebe i Eintracht luajti mbi moshën 38-vjeç. Ligue 1 franceze me 25 vjeç ka mesataren më të ulët në këtë renditje speciale mes 5 kampionateve kryesore, kjo e ndikuar nga 21 lojtarë që debutuan në sezonin e shkuar. Kampionati armen ka moshën më të ulët në Europë, me 20.3 vjeç.