VIDEOLAJM/ Samiti i NATO-s ‘ndryshe’, Rama shfaqet me kallashnikov në dorë, Meloni e armatosur në ‘Shën Pjetër’

LITUANI– Një video virale e realizuar nga Inteligjenca Artificiale bën xhiron e rrjetit këtë të mërkurë. Një person postoi në llogarinë e tij në Twitter një video ku shfaqeshin të gjithë liderët anëtarë të NATO-s që nga themelimi i Aleancës por ndryshe, diukush me armë e dikush serioz ai i rënditi një nga një krerët e shteteve duke bërë që video të shpërndahej me shpejtësi.   

Siç mund të shihet të gjithë liderët e vendeve anëtare të NATO-s shfaqen në versione të ndryshme. Kryeministri britanik Rishi Sunak si transportues, ndërsa kryeministri Edi Rama, si ushtar. Macron shfaqet si Napoloni ndërsa kryeministrja italiane Meloni shfaqet me automatik në sheshin e “Shën Pjetrit“. Presidenti i SHBA-së Joe Biden me mesazhin “Është koha e NATO-s, Jack”. Po kështu të gjithë liderët shfaqen të transformuar. A nuk bën “mrekulli” Inteligjenca Artificiale?!/Limit.al