E RËNDË/ Dhunoi me grushte dhe kërcënoi me jetë Arbenitën, arrestohet Fero! Reperi: Do të vras nëse ma merr vajzën

KOSOVË– Reperi i njohur Feronit Shabani, i njohur me emrin artistik Fero është arrestuar këtë të mërkurë pasi akuzohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij, modelen e njohur, Arbenita Ismajli. Lajmi është konfirmuar nga mediat në Kosovë, të cilat raportojnë se ngjarja ka ndodhur brenda banesës së çiftit në Gjilan. Mediat bëjnë me dije se Fero pasi e ka dhunuar me grushte bashkëshorten i ka thyer më pas telefonin.  

Pas ngjarjes Arbenita është larguar nga banesa bashkë me vajzën e tyre të mitur e më pas ka kërkuar ndihmën e Policisë. Referuar dëshmisë së Arbenitës, Fero e ka kërcënuar edhe me jetë, duke i thënë se do e vrasë nëse ia merr vajzën. Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë arritur që ta arrestojnë Feron, i cili është shoqëruar në stacion policor për intervistim. 

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të Feros t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’./Limit.al