Rama nis sot nga Shkupi turin ballkanik, ZBARDHET AXHENDA

TIRANË– Zbardhet axhenda e turit dy ditor të kryeministrit Edi Rama në Ballkan. Vizitën e parë kreu i qeverisë do e ketë në Maqedoninë e Veriut ku dhe do të takohet “kokë më kokë” me homologun maqedonas Dimitar Kovaçevski me të cilin më pas do të ketë dhe një konferencë të përbashkët për mediat dhe një drekë pune më pas. 

 

Pas Maqedonisë së Veriut ai do të ndalet në Kosovë ku si fillim do të takohet me Presidenten Vjosa Osmani, më pas me kryeparlamentarin Glauk Konjufca e më pas në pikëpyetje mbetet një takim me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe pse një takim i tillë vijon të jetë në axhendën e Ramës.  

Ndërsa të premten Rama do të vizitojë Malin e Zi, Bosnje-Hecegovinën dhe në fund në Serbi ku do të takohem me Presidentin Aleksandër Vuçiç./Limit.al