Një shprehje kineze në posterin e filmit i thotë të gjitha: “Unë do të të pres, pa marrë parasysh sa kohë duhet.” Ai tregon historinë e vërtetë të Hachiko, qenit besnik që vazhdoi të priste zotërinë e tij në një stacion treni në Japoni edhe për shumë kohë pas vdekjes së tij.

Qeni i bardhë u lind 100 vjet më parë. Ai është përkujtuar në çdo gjë, nga librat tek filmat. Dhe tashmë filmi kinez, i treti pas një versioni japonez në 1987 dhe filmit amerikan me Richard Gere në 2009 është kthyer në një sensacion në vendin e tij.

Ka pasur histori edhe për qen të tjerë të tjerë të përkushtuar, por asnjë me ndikimin global të Hachiko. Një statujë prej bronzi e tij qëndron jashtë stacionit Shibuya në Tokio prej vitit 1948. Statuja u ngrit në 1934 përpara se të riciklohej gjatë Luftës së Dytë Botërore. Nxënësve japonezë u mësohet historia e Chuken Hachiko, ose qenit besnik Hachiko si një shembull i përkushtimit dhe besnikërisë.

Visit the Hachiko Statue: a brief history and where to find it | The Official Tokyo Travel Guide, GO TOKYO

“Hachiko përfaqëson “qytetarin ideal japonez” me “përkushtimin e tij të padiskutueshëm”, thotë profesoresha Christine Yano e Universitetit të Hawaii, “besnike, e besueshme, e bindur ndaj një mjeshtri, duke kuptuar, pa u mbështetur në racionalitetin, vendin e tyre në skemën më të gjerë të gjërave”.

Historia e Hachikos

Hachiko lindi në nëntor 1923 në qytetin Odate në prefekturën Akita, shtëpia origjinale e Akitas. Një qen japonez me përmasa të mëdha, Akita është një nga racat më të vjetra dhe më të njohura të vendit. Të konsideruar nga qeveria japoneze si një ikonë kombëtare në vitin 1931, ata dikur u trajnuan për të gjuajtur kafshë si derri i egër dhe drerët.

Hachiko Story - Hachi Waited for Owner for 9 Years - Cesar's Way

Hidesaburo Ueno, një profesor i njohur i bujqësisë dhe një qendashës i kërkoi një studenti t’i gjente një qenush Akita. Pas një udhëtimi rraskapitës me tren, këlyshi mbërriti në rezidencën e tij më 15 janar 1924, ku fillimisht u mendua i vdekur. Sipas biografit të Hachiko, Ueno dhe gruaja e tij Yae u siguruan që ai të merrte shëndet gjatë 6 muajve të ardhshëm. Ueno e quajti atë Hachi, ose “8” në japonisht.

Pritja e gjatë

Ueno merrte trenin për të punuar disa herë në javë. Ai shoqërohej në stacionin Shibuya nga 3 qentë e tij, përfshirë Hachiko. Ata prisnin atje për kthimin e tij deri në mbrëmje. Më 21 maj 1925, Ueno, atëherë 53 vjeç, vdiq nga një hemorragji cerebrale. Hachiko kishte qenë me të për vetëm 16 muaj. Gjatë ceremonisë mortore ai shkoi poshtë arkivolit dhe nuk pranonte të lëvizte.

Hachiko i kaloi muajt e ardhshëm në familje të ndryshme jashtë Shibuya, por përfundimisht, në verën e vitit 1925, ai qëndronte me kopshtarin e Ueno, Kikusaburo Kobayashi. Pasi u kthye në zonën ku jetonte më parë zotëria e tij e ndjerë, Hachiko shkonte çdo ditë në stacion, pavarësisht nëse ishte vapë apo shi.

“Në mbrëmje, Hachi qëndronte pranë portës së biletave dhe shikonte secilin pasagjer sikur po kërkonte dikë,” – shkruan biografi. Punonjësit e stacionit fillimisht e shihnin atë si bezdi. Shitësit e stacioni e dëbonin duke e lagur me ujë ndërsa djemtë e vegjël e ngacmonin dhe e godisnin. Por ai fitoi famë mbarëkombëtare pasi e gazeta e përditshmja japoneze “Tokyo Asahi Shimbun” shkroi për të në tetor 1932.

Stacioni nisi të merrte çdo ditë ushqime dhuratë për Hachikon ndërsa shumë vizitorë vinin nga larg për ta parë atë. Për të janë shkruar edhe poezi. Një ceremoni për mbledhjen e fondeve në vitin 1934 për të bërë një statujë të tij thuhet se tërhoqi një turmë prej 3 mijë personash. Vdekja e Hachikos më 8 mars 1935 u bë lajm në faqe të parë të shumë gazetave. Në funeralin e tij, murgjit budistë kryen lutje për të dhe personalitetet shtetërore lexuan fjalime.

Hermano Balingasag, Misamis Oriental Philippines - Memorial for Hachiko the Dog, a National Hero Right next to Shibuya Train Station in Tokyo, Japan, stands a bronze statue of Hachiko, the Akita dog,

Mijëra njerëz e vizituan statujën e tij në ditët në vijim. Në Japoninë e varfër të pasluftës, përpjekja për mbledhjen e fondeve për një statujë të re të Hachiko arriti të mblidhte 800 000 jen, një shumë e madhe në atë kohë, me vlerë rreth 28 milionë dollarë sot.

“Mendoj se ai e dinte që Dr. Ueno nuk do të kthehej, por ai vazhdonte të priste. Hachiko na mësoi vlerën e mbajtjes së besimit tek dikush” – shkroi Takeshi Okamoto në një artikull gazete në 1982. Si nxënës i shkollës së mesme, ai e kishte parë Hachikon në stacion çdo ditë.

Në kujtim të Hachiko

Çdo vit më 8 prill, një shërbim përkujtimor për Hachiko mbahet jashtë Stacionit Shibuya. Statuja e tij zbukurohet shpesh me shalle, kapele babagjyshi dhe së fundmi edhe me një maskë kirurgjikale. Eshtrat e tij gjenden në varrezat Aoyama, së bashku me Ueno dhe Yae. ©BBC- Limit.al