Tensionet në veri/ Komandanti i KFOR-it: Shmangëm një masakër! Shpëtuam 15 policë të Kosovës

KOSOVË– Komandanti i KFOR-it, Gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia ka folur këtë të mërkurë në lidhje me tensionet në fundit në veri të Kosovës dhe me rolin që ka pasur KFOR në normalizimin dhe qetësimin e situatave që përshkallëzoheshin shumë shpejt. Sipas tij falë profesionalizmit të pjesëtarëve të misionit paqeruajtës të NATO-s, në veri “u shmang një masakër”, pas përshkallëzimit të situatës në 29 maj.

Angelo Michele Ristuccia: Ne arritëm të shpëtojnë 15 policë të bllokuar në turmë.

Gjatë intervistës së tij komandi sqaroi se situata edhe pse duket e qetë është shumë e paqëndrueshme dhe theksoi se tensionet nuk kanë të bëjnë më me vlerësimin ushtarak, por sipas tij për de-përshkallëzimin e situatës duhet vullnet politik i të dyja palëve.

Angelo Michele Ristuccia: Arsyeja pse situata nuk u përshkallëzua (më 29 maj) ishte fakti që ishim të përgatitur shumë mirë. Ushtarët tanë vepruan shumë, shumë profesionalisht. Dhe dëshiroj ta shpreh mbështetjen time të plotë për të plagosurit tanë dhe familjet e tyre. Ata vepruan aq profesionalisht, saqë mundën ta menaxhonin forcën që të mos përshkallëzohej situata, kështu shpëtuam 15 policë të Kosovës, penguam të dy palët të përplaseshin, përndryshe do të duhej të merreshim me një problem tjetër krejtësisht të ndryshëm.  Unë theksoj se shumica e njerëzve demonstruan në mënyrë paqësore. Ky akt frikacak i dhunës kundër ushtrisë sonë u krye nga një numër i vogël ngatërrestarësh të dhunshëm që përdorën çdo mjet për të bërë dëm, përdorën mjete ofendimi deri në kufirin vdekjeprurës. Aktualisht situata është shumë komplekse, e tensionuar dhe e paqëndrueshme. Këto ditë në dukje është e qetë, por mbetet shumë e paqëndrueshme. Hera e fundit që kanë ndodhur incidente të tilla ishte në vitin 2004. Prandaj, në të kaluarën janë arritur shumë rezultate pozitive, dhe fakti se numri i trupave të KFOR-it ka rënë në mënyrë drastike nga viti 1999 deri në vitin 2023 tregon qartë se janë arritur shumë rezultate. Megjithatë, për fat të keq, dinamika aktuale na bën shumë, shumë të shqetësuar për këto rezultate. Ne kemi nevojë që të dyja palët të qetësojnë menjëherë tensionet, për të gjetur zgjidhje vetëm me politikë dhe diplomaci.

Vendimi për rritjen e trupave të NATO-s në Kosovë, Ristuccia tha se u mbështet në “një vlerësim ushtarak”, përveçse politik. Sipas tij sa herë ka tension të interesuarit për të krijuar kaos shfrytëzojnë çdo lloj situate por shtoi se shtoi trupat e KFOR janë gati për ta shmangur përplasjet dhe të gjithë janë plotësisht të përkushtuar që situata të mos përshkallëzohet.

Angelo Michele Ristuccia: E vetmja mënyrë për të de-përshkallëzuar varet nga vullneti politik i të dyja palëve. Nga pikëpamja ushtarake, puna jonë është të krijojmë hapësirë ​​për negociatorët nga të dyja palët dhe për të gjithë të përfshirët në procesin e paqes, që ata të kthehen në dialog… Të promovojë zgjidhje paqësore. Pra zgjidhje tjetër në këtë moment nuk ka. Sepse e vetmja rrugë për zgjidhjen e situatës është vendimi politik, i cili bazohet në vullnetin e të dyja palëve për normalizimin e situatës, por para së gjithash për zbutjen e tensioneve. Të gjithë njerëzit, pavarësisht nga feja, etnia, prejardhja, kultura e tyre kanë nevojë që situata të mos përkeqësohet më tej. Unë mendoj se 99.9% e njerëzve këtu në Kosovë duan të jetojnë në paqe. Dhe mendoj se është gjithashtu në interes të të dyja palëve për të zgjidhur situatën. Kjo është arsyeja pse unë përsëri u bëj thirrje të dyja palëve që ta shmangin çdo retorikë të panevojshme dhe t’i adresojnë këto sfida në tryezën e negociatave, e cila është e vetmja mënyrë për të zgjidhur situatën. Kjo nuk i sjell dobi askujt.Problemet me të cilat përballemi këtu lidhen më shumë me dinamikën e brendshme sesa me dinamikën e jashtme. I gjithë komuniteti ndërkombëtar duhet të kuptojë se gjithçka që po ndodh këtu lidhet me llojin e marrëdhënieve midis dy palëve që duhet të normalizohen. Askush nuk mund t’i zgjedhë fqinjët, por duhet ta gjejë zgjidhjen më të mirë për të jetuar në paqe me fqinjët, është një çështje politike, një problem politik.

Në fund, ai tha se Evropa s’ka nevojë për kriza të reja, sidomos tani.

Angelo Michele Ristuccia: Është e natyrshme që në Europë nuk kemi nevojë për kriza të tjera përveç asaj vërtet të vështirë me të cilën po përballet bota dhe që ka pasur efektet e saj 360 gradë në të gjitha fushat, nga ekonomia, siguria, deri te marrëdhëniet ndërkombëtare. Prandaj, pavarësisht se çfarë ka ndodhur në Ukrainë, një Kosovë të qëndrushme dhe një zonë të qendrushme ballkanike janë në interesin e të gjithëve në Europë, veçanërisht në një kohë si kjo./Limit.al