Receta e ditës/ Salcë me majonezë dhe kastraveca turshi

Përbërësit:

2 vezë

3 lugë gjelle majonezë

50 gr kastraveca turshi

Gjysmë limoni

Piper

Përgatitja:

Për të nisur me përgatitjen e kësaj në fillim zieni vezët dhe merrni nga to vetëm të verdhat e forta të ziera. Ndërkohë grini kastravecët turshi hollë dhe bashkojini me të verdhat e vezëve që zjetë më parë.

Po në këtë moment shtoni edhe majonezën, lëngun e limonit dhe përzieni duke shtypur të gjithë masën në mënyrë që të krijoni salcën kremoze. Bëjeni këtë derisa të gjithë përbërësit të jenë kompaktë dhe të njëtrajtëshëm.

Nëse dëshironi një shije pak më të freskët për salcën tuaj sipër shtojini edhe pak majdanoz të grirë hollë. Salca juaj është gati dhe mund ta konsumoni menjëherë apo ta ruani të mbyllur në frigorifer për 2-3 ditë.

Shoqërojeni me pjata të tjera mishi apo sallata të ndryshme për t’i dhënë vakteve tuaja më shumë shije.

Ju bëftë mirë!