Përbërësit: 500 gr miell, 300 gr kos, 1 vezë, 1,5 lugë çaji sodë buke, 1 lugë çaji kripë, 50-60 ml ujë i ngrohtë, pak vaj luledielli
Përgatitja: Përziejmë bashkë të gjithë përbërësit e mësipërm perveç ujit të ngrohtë. Brumi i formuar do ketë nevojë për pak ujë prandaj e shtojmë lugë lugë derisa brumi të rezultojë i butë, por jo ngjitës.
E transferojmë brumin në tavolinën e punës të spërkatur me pak miell dhe e punojmë pak me dorë duke i dhënë formë të rrumbullakët. E vendosim në një tavë të lyer me pak vaj. E presim në sipërfaqe me ndihmën e një thike të mprehtë në formë rrezesh. Siper e lyejmë me pak kos (sipas recetës së Unëgatuaj.com)
E pjekim kulaçin në furrë të parangrohur në 200°C për 30-40 minuta, derisa të ketë marrë ngjyrë të artë në sipërfaqe. Pas pjekies, e heqim nga tava dhe e mbështjellim me një pecetë të paster në mënyrë që të kullojë.
Kulaçi është gati për t’u servirur. Mund ta shoqëroni me djath të bardhë dhe domate.
T’ju bëjë mirë!