Përbërësit: 1 qepë, 1 presh, 2 patate, 150 gr lakër jeshile, spec i kuq i ëmbël, lëng perimesh, kripë, vaj ulliri, gjalp

Përgatitja: Kavardisim në zjarr të ulët në vaj ulliri dhe pak gjalp qepën dhe preshin të prerë hollë derisa të zbuten. Shtojmë patatet në kubik të vegjël dhe vazhdojmë kavardisjen edhe për pak minuta derisa perimet të marrin shije. Shtojmë kripë, lëng perimesh (ose uje) dhe e ziejmë të gjithë masën për rreth 20 minuta derisa patatet të zbuten plotësisht (raportuar nga Unëgatuaj.com)

E reduktojmë supën në pure me ndihmën e një mikseri me zhytje dhe në këtë moment shtojmë edhe gjethet e lakrës jeshile të copëtuara. Vazhdojmë zierjen edhe për 10 minuta të tjera.

E shërbejmë supen të ngrohtë, spërkatur me pak gjalp të shkrirë dhe spec të kuq pluhur.

T’ju bëjë mirë!