Nëse po kërkoni të mësoni një nga ato sallata të cilat mund t’i konsumoni në një vakt kur nuk keni menduar një pjatë të dytë, atëhere tek ne keni gjetur recetën e duhur.

Ndiqni më poshtë recetën e plotë nga AgroWeb.org dhe përgatiteni edhe ju për të kaluar drekat apo darkat tuaja plot shije.

Përbërësit:

3 vezë të ziera shumë

2 qepë të freskëta

vaj ulliri dhe uthull molle

kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Filloni duke zier vezët, pasi të jenë gati lërini në ujë të ftohtë për disa minuta në mënyrë që të qërohen sa më lehtë.

Me ndihmën e një thike pritni vezët në gjysmë dhe vendosini në pjatën me të cilën do ta shërbeni. Më pas shtoni qepët e grira, uthull, vaj, kripë dhe piper të zi për shije.

Mjaftojnë kaq pak hapa që të keni në tryezën tuaj një sallatë plot vlera.

Ju bëftë mirë!