PAMJE TË RËNDA/ Peshqeni tigër vret të riun në Egjipt

EGJIPT– Tragjike në Egjipt. Siç mund të shihet dhe në pamjet e rënda që janë bërë virale në rrjetet sociale dhe në mediat botërore një i ri rus është vrarë në mënyrë makabre nga një peshkaqen tigër në resortin Hurghada të Detit të Kuq të Egjiptit teksa po notonte.

Dhe pse rojet e plazhit ndërhynë në mënyrë të shpejtë shpëtimi i të riut ishte i pamundur pas sulmi i peshkaqenit ishte i fortë.  Ministria e Mjedisit e Egjiptit njoftoi se aktivitetet ujore do të pezullohen për dy ditë duke filluar nga e premtja.

Konsulli i Përgjithshëm rus Viktor Voropayev i tha agjencisë shtetërore të lajmeve TASS se autoritetet egjiptiane i kishin konfirmuar vdekjen e shtetasit rus, i cili kishte lindur në vitin 1999. Deti i Kuq është një destinacion popullor turistik, ku peshkaqenët janë të zakonshëm, por rrallë sulmojnë njerëzit që notojnë brenda zonave të autorizuara./Limit.al