Çfarë po ndodh?! Instagram me probleme! Irritohen përdoruesit

SHBA– Sërish probleme me Instagram. Një nga rrjetet sociale më të përdoruara këtë të premte ka pasur probleme duke shqetësuar përdoruesit e tij, të cilët kanë vështirësi të rifreskojnë kryefaqen e tyre, e cila ose nuk ngarkohet, ose kërkon shumë kohë.

Probleme janë raportuar dhe në logim. Sipas Downdetector, deri në orën 08:00 të mëngjesit ka pasur mbi 40 raportime për një problem me aplikacionin. Ende nuk kemi një përgjigje të saktë nga kompania se çfarë po ndodh dhe sa do të zgjasë ky problem./Limit.al