Përbërësit: 150 ml lëng limoni, lëkura e grirë e një limoni, 150 gr sheqer, 200 ml pana embelsirash, 200 ml qumësht

Përgatitja: Në fillim marrim një tas që është i përshtatshëm për ngrirje dhe e  vendosim në zonën e ngrirjes në frigorifer.

Hedhim në një mikser lëkurën e grirë të limonit dhe sheqerin, i rrahim derisa të krijohet një pluhur i imët. Shtojmë qumështin dhe panën në një tenxhere dhe më pas sheqerin e rrahur me lëkurën e limonit.

E vendosim në zjarr dhe e lëmë të ziejë duke e trazuar. Pas 5 minutash fikim sobën (raportuar nga receta Receta-gatimi.info) dhe e lëmë të ftohet. Shtrydhim limonin dhe filtrojmë lëngun. I shtojmë lëngun përzierjes që ndërkohë është ftohur. Përziejmë mirë dhe i  lëmë në frigorifer për 1 orë.

Më pas i përziejmë me lugë druri dhe i vendosim në tasin që kemi ngrirë në frigorifer. I vendosim në ngrirje dhe i përziejmë çdo 1 orë, derisa të marrë konsistencën që dëshirojmë.

T’ju bëjë mirë!