1. Mbi tre miliardë njerëz mbështeten në oqeane dhe dete për jetesën e tyre.
  2. Oqeanet përmbajnë 50-80 përqind të të gjithë jetës në Tokë.
  3. Vetëm një përqind e oqeaneve është e mbrojtur ligjërisht.
  4. Rritja e shtuar e algave të dëmshme është masivizuar vitet e fundit; ato mund të shkaktojnë vrasje masive të peshqve dhe të ndotin prodhimet e detit me toksina.
  5. Oqeanet ndihmojnë në minimizimin dhe normalizimin e ndryshimeve klimaterike duke ruajtur sasi të mëdha të dioksidit të karbonit. Por rritja e niveleve të emetimeve të karbonit po rrit aciditetin e ujërave oqeanike dhe detare.
  6. Rreth 70 përqind e oksigjenit që thithim prodhohet nga oqeanet.
  7. Deti është shtëpia e strukturës më të madhe të gjallesave në botë – Barriera e Madhe Koralore në Australi është e gjatë rreth 2,600 km dhe mund të shihet nga Hëna.
  8. Ne kemi eksploruar vetëm rreth pesë përqind të oqeaneve dhe deteve të botës dhe ka shumë më tepër që duhet të zbulohen.
  9. Sipas Regjistrit Botëror të Llojeve Detare (WoRMS), aktualisht ka të paktën 236,878 specie detare të emërtuara.
  10. Rreth 90 përqind e të gjithë aktivitetit vullkanik ndodh në oqeane.