Kombëtarja e Minifutbollit në Parlamentin e Essen, priten nga politikani i njohur shqiptar në Gjermani Besnik Kelmendi

GJERMANI– Kombëtarja e Minifutbollit Socca Albania ka zhvilluar një vizitë në ambientet e Parlamentit të Essen në Gjermani. Një vizitë e mundësuar nga politikani i njohur shqiptar në Gjermani Besnik Kelmendi.

Kelmendi është pjesë e Këshillit të Integrimit ne Asamblenë e qytetit Essen dhe Anëtar i Komitetit Sportiv të qytetit të Essen si dhe zyrtar ne qeverin e Landit NRW.

Kujtojmë që një pritje e ngrohtë skuadrës shqiptare të futbollit iu dha dhe në mbërritjen e tyre në Essen disa ditë më parë ku u takuan dhe me kolegët e tyre të klubit të futbollit të Essen-it. Ata u ndjenë të vlerësuar për pritjen e rezervuar si dhe premtuan “gola” për fanellën Kuq e Zi.

Më herët Besnik Kelmendi u shpreh se ndihet i vlerësuar që po pret në takim të rinjtë e talentuar shqiptarë si dhe shtoi se ndihet krenar për fanellën emblematike të Kombëtares Shqiptare Kuq e Zi./Limiti.al