Situata në veri/ Kurti për ‘The Times’: Kemi nevojë për SHBA-në, Britaninë dhe BE-në, por…

KOSOVË– Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur për tensionet në veri të Kosovës. Në një intervistë për The Times, Kurti tha se Kosova ka nevojë për ndihmën e SHBA, Britanisë dhe BE, por megjithatë thekson se kjo ndihmë nuk duhet të jetë në drejtim të qetësimit të autokratëve.

Albin Kurti: Sa më shumë Serbia të rreshtohet me Rusinë, aq më shumë Perëndimi e trajton Serbinë me respekt dhe tolerancë më të lartë në krahasim me mënyrën se si e trajton Kosovën. Ne dëgjuam të gjitha kërkesat e Perëndimit, u përmbajtëm nga pretendimi për gjenocid kundër Serbisë, bëmë marrëveshje dhe lëshime të papërshtatshme…por Serbia mbetet një kandidate kryesore për në BE pavarësisht se ka thyer marrëveshjen e Ohrit. Ne e kemi parë Perëndimin, BE dhe SHBA po heshtin për këtë.

Kriza e fundit në Ballkan mund të tingëllojë e parëndësishme, duke përfshirë katër kryetarët lokalë që i shërbejnë një popullsie prej rreth 50,000 banorësh, por ajo e ka vënë Kurtin kundër jo vetëm Vuçiçit, por edhe forcave që me ndërhyrjen e tyre ushtarake kundër Sllobodan Millosheviçit në vitin 1999, çoi në pavarësinë e Kosovës, shgkruan The Times.

Ata kanë kaluar një dekadë duke u përpjekur ta joshin Vuçiçin, për ta larguar nga miku i tij më i ngushtë, Putini.

Me fokusin e tij diplomatik dhe ushtarak të angazhuar plotësisht në Ukrainë, gjëja e fundit që dëshiron Perëndimi është një tjetër konfrontim, prandaj edhe ka ‘përplasje’ me Kurtin, kur ai këmbënguli për të mbajtur një qëndrim të ashpër, shkruan The Times.

Albin Kurti: BE, SHBA, Britania e Madhe, e njohin procesin demokratik të zgjedhjeve. Nëse kryetari nuk do të punojë nga zyra e tij, nga do të punojë ai?”. Janë dy pyetje kyçe që varen mbi të ardhmen e Kosovës, ku 13,000 njerëz vdiqën në luftën e përgjakshme civile që ndërhyrja e NATO-s i dha fund. E para është shkalla e autonomisë që do t’i japë asaj pjese, ku vendasit mbajnë flamuj serbë. E dyta është nëse Serbia do ta njohë ndonjëherë pavarësinë e Kosovës dhe do ta heqë bllokimin e saj ndaj vendeve si Rusia që e bëjnë këtë?./Limit.al