Sërish tensione në veri, sulmohet makina e Policisë së Kosovës! Ndërhyn KFOR

KOSOVË-Sërish tensione në veri të Kosovës. Raportohet se një makinë e Policisë së Kosovës është bllokuar nga një grup protestuesish në Zveçan. Për të bërë të mundur kalimin e mjetit është dashur ndërhyrja e KFOR.

Mësohet se protestuesit serbë kanë sulmuar sot Policinë e Kosovës në Zveçan, duke gjuajtur me mjete të forta në drejtim të veturës policore e cila ishte duke patrulluar në atë zonë. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani konfirmoi e si pasojë e sulmit, makinës i është thyer xhami.  Nuk raportohet për persona të lënduar.

Afër ndërtesës së komunës në Zveçan shihet një numër i vogël protestuesish, në krahasim me ditët paraprake. Para objektit komunal të Zveçanit janë parë edhe kryetari dhe nënkryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç dhe Igor Simiç. Ata kanë qenë prezentë edhe përgjatë javës së kaluar në protesta./Limit.al