UNESCO krijoi, shumë vite më parë, një program që synon mbrojtjen e vendeve më të bukura dhe me rëndësi kulturore në botë: këto janë vende të trashëgimisë botërore, shumë prej të cilave ndodhen në Itali.
Sipas faqes “Si Viaggia” këto janë vendet më të bukura për të vizituar:
Mund të fillojmë nga Pompei, një qytet i gdhendur në baltë dhe llavë, pranë vullkanit aktiv Vezuv.
Vullkani shpërtheu në vitin 79 p.e.s., dhe e shkatërroi qytetin e Pompeit, duke e mbuluar me një qilim të trashë hiri vullkanik.
Nekropoli i Pantalikës
Në Sirakuza mund të admironi një monument antik të jashtëzakonshëm: nekropoli shkëmbor i Pantalikës, një grup varresh të gërmuara në një faqe shkëmbi, të cilat përfaqësojnë një nga vendet më të rëndësishme parahistorike në Sicili.
Alberobello
Një nga destinacionet më magjepsëse në Pulia, është fshati Alberobello dhe shtëpitë karakteristike, të quajtura trulli, janë renditur në vendet e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s që nga viti 1996.
Cinque Terre
Panorama befasuese e Cinque Terre, është një nga më emocionueset në Itali: përgjatë Rivierës Liguriane, një bregdet i thepisur, ku dallohen pesë fshatra të vegjël me ngjyra, midis shkëmbinjve dhe detit.
Mali San Giorgio
Monte San Giorgio renditet ndër vendet italiane të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s dhe ndodhet në kufi me Zvicrën.
Një vend për ekskursione emocionuese, nga maja e tij mund të shijoni një panoramë të mrekullueshme: Liqenin Lugano, me ujërat e tij e shndritshme.
Su Nuraxi
Sardenja është djepi i qytetërimit Nuragjik, i cili ka lënë dëshmi të shkëlqyera në të gjithë rajonin. Një prej tyre është zona arkeologjike e Su Nuraxi di Barumini.
E ndërtuar në mijëvjeçarin II p.e.s., ajo përbëhet nga një kullë qendrore në formën e një koni të cunguar, e cila fillimisht duhet të ketë qenë më shumë se 18 metra e lartë.
Villa d’Este
Villa d’Este është një nga vilat e Tivolit, një kryevepër e Rilindjes, e rrethuar nga një kopsht i madh me shatërvanë, ujëvara dhe shpella, si dhe rrugë të mrekullueshme me pemë dhe lule shumëngjyrëshe.