Libri i Rekordeve Guinness njoftoi se një veshje me përmasa 357.48 metra të gjatë dhe 73,48 metra e gjerë është çertifikuar zyrtarisht si bluza më e madhe në botë.

Organizata e mbajtjes së të dhënave tha se “Asociatia 11even Kaufland Romania” dhe “Federatia Romana” u bashkuan për të krijuar bluzën masive nga materiale të ricikluara për të inkurajuar banorët e Rumanisë të marrin pjesë në programet e riciklimit.

Veshja gjigante u bë nga më shumë se 500,000 shishe plastike të ricikluara dhe u qep nga një ekip rrobaqepëse gjatë një muaji.

Organizatorët thanë se iu desh një ekip prej më shumë se 120 vullnetarësh një ditë të tërë për të shpalosur bluzën në Stadiumin Kombëtar të Rugbit Arcul de Triumf në Bukuresht.

Sipas tyre, bluza tani do të përdoret për të bërë rreth 12,000 këmisha me madhësi normale që do t’u shpërndahen fëmijëve në nevojë.