Gjuha 13 cm e një qeni nga Luiziana është çertifikuar zyrtarisht si më e gjata në botë nga Rekordet Botërore Guinness.

Qenushi me emrin Zoey, iu dha rekordi për gjuhën më të gjatë të një qeni të gjallë, pasi një veteriner mati nga maja e feçkës deri në majë të gjuhës.

Zoey, një përzierje e labradorit me qenin gjerman, ka gjuhën më të gjatë me gjatësi 12.7 centimetra e gjatë, më e gjatë se një kanaçe pijeje.

Pronarët e saj, Sadie dhe Drew Williams fillimisht kishin menduar se ajo do të rritej ndërkohë duke bërë që gjuha të zhvillohej në madhësinë e zakonshme, por ndërsa koha kalonte njerëzit komentonin se sa e gjatë ishte gjuha e qenit.