Përbërësit: 300 gr makarona të holla, 250 gr bizele,1 qepë, 2 karrota, 1 patate, 200 gr salcë domate, 1 litër ujë, 2 lugë gjelle djathë i fortë, sallam FIX, kripë, piper

Përgatitja: Qepën e grirë e kavardisim me vaj duke e zbutur me pak kripë. Shtojmë karrotat dhe pataten të prera në kubikë, sallamin dhe salcën e domates (sipas recetës së Shqiptarja.com). Bëjmë një përzjerje dhe masën e mbulojmë me ujë.

Në momentin që merr valë shtojmë makaronat dhe bizelet. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe në fund bëjmë një spërkatje me djathë të grirë kaçkavall.

T’ju bëjë mirë!