Sezoni veror/ Kosova kërkon nga Mali i Zi që të lejojë fëmijët të kalojnë kufirin me certifikatë lindjeje

KOSOVË- Bregdeti malazez është i bekuar nga natyra dhe po, është një nga destinacionet e preferuara për qytetarët e Kosovës gjatë verës. Por ka një problem, fëmijët deri në moshën 16-vjeçare nuk mund të udhëtojnë me certifikatë të lindjes, por vetëm me pasaportë.

Për këtë arsye autoritetet në Kosovë i kanë kërkuar Malit të Zi që të lejohet kalimi i fëmijëve edhe me certifikatë lindjeje, pasi është në interesin e përbashkët një gjë e tillë, ndërsa po presin për një përgjigje, shkruan Kosovapress.

Mali i Zi, vitin që shkoi ka pezulluar vendimin e mëparshëm, në bazë të të cilit fëmijët nën moshën 18-vjeçare nga Republika e Kosovës, janë lejuar të kalojnë kufirin vetëm me certifikatë të lindjes.

Zëvendësministri i Turizmit në Malin e Zi, Armend Milla apeloi qytetarët në Kosovë që të respektojnë këtë vendim deri në një tjetër pasi kështu do të mund të shmangeshin tollovitë dhe keqkuptimet në pikat kufitare.