Përbërësit: 6 fletë alga deti, 250 gr oriz të përgatitur për sushi, 1/2 salmon i papërpunuar, 100 gr krem djathi, 1 avokado, salcë soje

Përgatitja: Vendosni algat në një mbështjellëse bambu. Më pas mbuloni fletën e algave me një shtresë të barabartë me orizin e përgatitur për sushi.

Përhapni lehtësisht të gjithë orizin (sipas recetës së Artigatimit.com) në mënyrë të barabartë. Vendosni në oriz salmon, krem djathi dhe avokado dhe rrotullojini fort.

Përgatitjen e prisni me thikë të mprehtë dhe shoqërojeni me salcë soje.

T’ju bëjë mirë!