Lirimi i Saimir Tahirit, Limit.al disponon vendimin e Gjykatës së Elbasanit

Gjykata e Elbasanit vendosi këtë të premte (02.06.2023) lirimin nga burgu të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe lënien e tij në ‘arrest shtëpie’.

Limit.al disponon vendimin për pranimin e kërkesës së ish-ministrit Tahiri, të bërë pranë Gjykatës së Elbasanit, të ndërmarrë nga gjyqtarja Matilda Fetau.

Vendimi i Gjykatës së Elbasanit:

Gjykata i ka lejuar Saimir Tahirit, që gjatë ‘arrestit në shtëpi‘ të largohet nga vendbanimi tij për plotësimin e nevojave të domosdoshme familjare, për të cilat Shërbimi i Provës është dakord.

Po kështu, Gjykata e Elbasanit urdhëron lirimin e menjëhershëm të të dënuarit Saimir Bashkim Tahiri, nga vuajtja e mëtejshme e dënimit në I.E.V.P. Kosovë Lushnje./Limit.al