Përbërësit: Kungull i bardhë, mish i grirë, oriz, pak djathë i grirë, një karrotë të grirë në rende, kripë, piper, pak koper, limon, dy vezë

Përgatitja: Si fillim pastrojmë kungujt, me një lugë të vogël heqim zemrën nga brenda por me kujdes që të mos çajmë kungullin pastaj në një enë tjetër përgatisim mbushjen.

Hedhim mishin e grirë, qepën e grirë në rende, karrotën, djathin e grirë, piper, kripë, koper, dhe orizin. I përziejmë mirë dhe fillojmë mbushjen e kungujve.

I vendosim me radhë në një tenxhere të thellë dhe i mbulojmë me ujë të nxehtë dhe hedhim brenda sipas dëshirës gjalpë ose vaj ulliri.

Pasi të kenë zjerë, në një pjatë rrahim dy vezë, hedhim dhe lëng limoni dhe dy lugë niseshte, i rrahim mirë dhe i hedhim brenda.

Sekreti është se duhet të rrotullojmë tenxheren me duar që limoni të përhapet plotësisht dhe lëngu të mpikset mirë.

T’ju bëjë mirë! /Gatimeshqiptare.com