Lirohet nga burgu Saimir Tahiri, pjesën e mbetur të dënimit do t’a “vuajë” në shtëpi

Gjykata e Elbasanit ka liruar nga qelia ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, duke i caktuar masën ‘Arrest me shtëpi’.

Tahiri i cili dënimin e vuante në burgun e ‘Kosovës’ në Lushnje, tashmë do të qëndrojë i izoluar në shtëpi.

Gjatë periudhës së arrestit shtëpiak, Tahiri do të lejohet të  largohet nga banesa për nevoja të posaçme.

Me vendim gjykate, 19 muajt e mbetur nga dënimi për shpërdorim detyre, ish-ministri do t’i kalojë në izolim në banesë.

Shkak për lehtësimin e masës u bë gjendja e vështirë shëndetësore e bashkëshortes së tij.

Hetimi për Saimir Tahirin filloi nga Krimet e Rënda në vitin 2017, nën dyshimet se kishte lidhje me një grup të trafikut të narkotikëve, të drejtuar nga vëllezërit Habilaj në Vlorë.

Në 4 shkurt 2022, ai u dënua me 3.4 vite burgim./Limit.al