Përshkallëzohet situata në veri/ Të shtëna me armë dhe gaz lotësjellës, plagosen disa ushtarë të KFOR-it

KOSOVË– Përshkallëzohet situata në veri të Kosovës. Raportohet se disa ushtarë të KFOR-it kanë mbetur të lënduar nga përplasjet me protestuesit serbë. Mediat në Kosovë shkruajnë se ndërhyrja e KFOR-it erdhi pas përshkallëzimit të situatës.

Siç duket dhe në pamje përplasja është e fortë. Nuk dihet ende nga vijnë të shtënat. Ka disa ushtarë të KFOR të plagosur.