Panda e parë albine në botë është filmuar nga kamerat në Rezervatin Natyror Kombëtar Wolong në provincën Sichuan të Kinës, sipas “Daily Mail”.

Kamerat me rreze infra të kuqe filmuan pandën albine duke iu afruar një nëne dhe këlyshit të saj duke ecur nëpër rezervatin natyror rreth 2000 metra mbi nivelin e detit.

Panda albine sot ka madhësinë e një njeriu, por mendohet se është panda e parë albine në botë e filmuar në 2019 po në këtë rezervuat, që në atë kohë ishte 1-2 vjeç.

Një panda albine, gjendja e së cilës shkaktohet nga një mutacion gjenetik, është tepër e rrallë, duke pasur parasysh se sa rrallë ndodh albinizmi dhe se kafsha i përket një specieje të cenueshme.

Pandat konsiderohen si një thesar kombëtar në Kinë dhe kryesisht jetojnë në jugperëndim në pyjet prej bambuje.