Përbërësit: 250 gr gjalpë i shkrirë, 250 gr sheqer, 2 vezë, 1 lugë kafeje vanilje, 300 gr miell, 1 lugë kafeje sodë gatimi, 3 banane, 2 filxhanë me Nutella

Përgatitja: Si fillim ngrohim furrën në 180⁰C. Më pas lyejmë me gjalpë e miell tepsinë ku do të bëhet kekut. Në një enë të madhe vendosim gjalpin, sheqerin dhe i përziejmë mirë para se të shtojmë vezën dhe vaniljen. Duke vazhduar përzierjen shtojmë miellin dhe sodën. Më pas shtojmë bananen e shtypur, deri sa të krijohet një masë homogjene.

Shtrojmë 1/3 e brumit të krijuar në tepsi. Sipër tij shtojmë një shtresë me nutella. Vazhdojmë të njëjtën proçedurë derisa të mbarojë masa. Kujdesemi që shtresa e fundit të jetë me brumë dhe jo me Nutella (recetë e përgatitur nga Gatimeshqiptare.com).

E pjekim në furrë për 50 minuta, ose derisa të shikojmë se është gati. E lëmë rreth një orë për t’u ftohur dhe më pas nxjerrim nga tepsia.