Hashim Thaçi vjen në Kosovë, ZBULOHET ARSYEJA

KOSOVË– Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka lënë qelitë e paraburgimit në Hagë dhe është kthyer në Kosovë. Raportohet se arsyeja e ardhjes së tij është për ta vizituar nënën e tij, e cila ditë më parë kishte edhe probleme shëndetësore. Vizita e tij në Kosovë po shoqërohet nën masa të rrepta sigurie.  Ai aty gjendet nga ora 12:30.

Bëhet e ditur se Thaçit i është lejuar t’i takojë vetëm prindërit e tij dhe askënd tjetër prej anëtarëve të tjerë të familjes. Nëna e ish-presidentit  Hashim Thaçi, ishte liruar ditë më parë nga QKUK-ja, ku ishte trajtuar pesë ditë radhazi. Ajo, tani është duke u trajtuar nga mjekët në kushte shtëpiake. Hashim Thaçi pritet që gjatë ditës të kthehet në Hagë./Limit.al