Përbërësit: 250 gr patate të prera, 160 gr fasule, 2 fileto salmoni, 80 gr gjethe sallate, 4 feta mandarinë ose portokall (3 të prera,1 të shtrydhur), borzilok, koriandër, 2 lugë çaji vaj susami, gjysëm limoni i shtrydhur, pak spec pikant i grirë, çerek qepe e grirë

Përgatitja: Ziejini patatet dhe fasulet me avull, në një kosh të vendosur mbi një tigan me ujë të vluar për 8 minuta. Vendosini sipër filetot e salmonit dhe ziejini me avull edhe për 6-8 minuta, ose derisa salmoni të skuqet lehtë kur testohet me pirunë, (sipas recetës së Neps.al).

Ndërkohë përzieni përbërësit e salcës sëbashku me lëngun e mandarinës ose të portokallit. Ndani gjethet e sallatës në dy pjata dhe sipër shtoni patatet dhe fasulet e ngrohta dhe fetat e mandarinës/portokallit. Sipër i vendosni filetot e salmonit, shpërndajini mbi gjethe dhe sipër hidhini salcën.