Përbërësit: 500-600 gr kos, 3 kokrra vezë, 1 pako gjalpë ose vaj ulliri, pak kripë

Përbërësit për brumin: 500 gr miell, 250 ml ujë, 10 gr kripë, një lugë kafeje jo e mbushur plot me sodë buke

Përgatitja: Si fillim, hedhim në një tas të madh miellin. Pasi bëjmë një gropë në mesin e miellit hedhim kripën, sodën dhe i përzjejmë me dorë ndërsa nisim të shtojmë ujë të vakët derisa brumi të krijohet në një masë të butë dhe të përshtatshme për t’u hapur në formën e petës.

Brumin e përftuar e mbulojmë me një pecetë të pastër dhe e lëmë përreth gjysëm ore që të fryhet.

Më pas ndani brumin në kuleçë një e nga një duke i spërkatur me pak niseshte. Kur petët të jenë hapur sa duhet, piqini mbi pllakën e sobës. Temperatura duhet të jetë mesatare në mënyrë që petët të mos digjen.

Ndërkohë trazoni kosin, vezët dhe gjalpin e shkrirë. Në fund të tepsisë vendosni një petë të papjekur. Spërkateni me masën e kosin dhe vezë dhe mbulojeni me një petë tjetër të pjekur.

Spërkatini të gjitha petët një e nga një me masën e kosit, vezëve dhe gjalpit deri sa tepsia të jetë mbushur e gjitha.

Në fund, mbulojeni byrekun me petën e papjekur. Lyejeni me gjalpë dhe futeni në furrë. Lëreni byrekun të piqet për rreth 30-40 minuta.

Pas pjekjes hiqeni nga furra, priteni në copa dhe servireni. /AgroWeb.org