Përbërësit: 1 gjysëm gote me oriz të zierë më parë, 2 vezë, 2 konserva të gatshme ton peshku, 4 lugë gjelle misër, 4 lugë gjelle miell, kripë, pak majdanoz dhe rigon

Përgatitja: Në një tas të madh bashkoni orizin me vezët dhe i trazoni mirë. Shtoni pak kripë, rigon, misrat dhe tonin e peshkut. E trazoni mirë me duar. Në fund shtoni miellin dhe formoni me duar disa topa të vegjël. Vendosini një e nga një në një tigan të skuqen.

Qoftet janë gati. Mund t’i shoqëroni me pak limon.

T’ju bëjë mirë! /Receta-gatimi.info /Limit.al