Bundesliga gjermane mbyllet me dramë, Dortmund i “fal” titullin Bayernit

Bundesliga gjermane mbyllet në mënyrën më dramatike të mundshme. Dortmundi i bën ‘gropën’ vetes, duke i falur titullin kampion Bayern Munich.

Në këtë mënyrë, klubi bavarez fiton titullin e 11-të radhazi në kampionatin gjerman, duke vendosur një rekord absolut dhe të 33-in në historinë e tyre.

Skuadra ‘verdhezi’ dështoi të fitonte ndaj Mainz, duke u ndalur në një barazim 2-2.

Dramë dhe hidhërim tek tifozët e Dortmund, që kishin mbushur shkallët e ‘Signal Iduna Park’, me shpresën se ekipi i tyre do të rikthente titullin në Dortmund dhe do të thyente hegjemoninë e Bayern.

Olsen dhe Onisiwo ndëshkuan skuadrën e Terziç, brenda 25 minutave lojë, duke ‘shokuar’ vendasit, ndërkohë që Haller në minutën e 19-të kishte shpërdoruar një 11-metërsh.

Në pjesën e dytë të lojës, Dortmund barazon shifrat.

Fillimisht Guerrero ngushtoi rezultatin në të 69-ën, e më pas Sule në minutën e 96-të shënoi një gol që nuk pati asnjë vlerë.

Lot dhe zhgënjim tek tifozët e Dortmund, pas fërshëllimës së trefishtë të arbitrit.

Nga ana tjetër festë dhe lot gëzimi në Këln.

Emioconet ishin të shumta edhe në përballjen Koln-Bayern Munich.

Të besuarit e Tuchel zhbllokuan takimin që në minutën e 8-të me Coman.

Vendasit i ‘ngrinë’ buzëqeshjen bavarezëve, në minutën e 81-të, duke barazuar me anë të një penalltie të kthyer në gol nga Ljubiçiç.

Djaloshi Jamal Musiala ishte heroi Bayernit.

20-vjeçari shënoi golin e triumfit të ndeshjes dhe kampionatit, në minutën e 89-të.

Në fund, të dyja skuadrat e mbyllin kampionatin me 71 pikë, por titulli u shkon bavarezëve për shkak të golavarazhit më të mirë.

Në sfidat e tjera, Union Berlini shkroi historinë duke u kualifikuar në Champions League, ndërsa Schalke 04 bie përsëri nga kategoria. Stuttgart do të luajë në ‘play-out’./Limit.al