Përbërësit: 120 gr sheqer, 100 gr gjalp, 1 vezë, 270 gr miell, kanellë pluhur, 1 lëkurë limoni, 1 maja për ëmbëlsira

Përgatitja: Si fillim në një tas shtojmë sheqerin dhe gjalpin e shkrirë dhe i trazojmë derisa të krijohet një shkumë kremi. Më pas shtojmë vezën e mbasi t’i kemi përzier mirë shtojmë lëkurën e limonit të grirë imët.

Vazhdojmë e përziejmë ndërkohë hedhim miellin, majanë e ëmbëlsirave dhe kanellën pluhur, duke përfituar një brumë të butë. E vendosim në frigorifer për 1 orë.

Mbasi brumi të jetë ftohur e nxjerrim nga frigoriferi dhe formojmë topa të vegjël sa një kokërr arre. I vendosim në një tavë me letër furre dhe i pjekim në temperaturë 180⁰ për 10 minuta.

T’ju bëjë mirë! /Gatimi.im /Limit.al