Një imazh i krijuar nga Inteligjenca Artificiale që tregon një shpërthim pranë zyrave të Pentagonit u bë viral në Twitter, duke shkaktuar rënie të tregjeve financiare.

Dhjetra llogari të verifikuara, duke përfshirë organizatat kombëtare të lajmeve, rishpërndanë foton që tregon tymin e zi që ngrihet nga zona pranë Pentagonit.

Incidenti fals bëri që indeksi financiar S&P 500 të pësojë rënie brenda pak minutave për shkak të frikës së nxitur te investitorët.

Departamenti i Zjarrfikësve të Arlingtonit hodhi poshtë me shpejtësi ngjarjen, duke deklaruar se “nuk ka asnjë shpërthim apo incident që po ndodh në Pentagon”.