PAMJE TË RËNDA/ Polici serb rreh për vdekje të riun mysliman: Dëshmitari: Jetonte vetëm me motrat, prindërit u kishin vdekur

SERBI– Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Serbi. Raportohet se një polic ka rrahur për vdekje një person e më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Mediat vendase shkruajnë se ngjarja ndodhi në një kafene të Sanxhakut, në veriperëndim të Serbisë.

Viktima është identifkiuar si Ervin Çelahmetovic, një mysliman boshnjak. Në momentin e krimit ai ka qenë duke folur me miqtë e tij, kur polici 28-vjeçar, i identifikuar vetëm si Igor A. i është afruar dhe pas një debati të shkurtër, e ka goditur egërsisht pa ndalim.

Mësohet se serbi mbante në dorë një unazë hekuri. Çelahmetovic ka lënë pas vetes dy motrat, Emina dhe Elza, pasi prindërit i kanë vdekur.

Dëshmitari: Të dy ishin në të njëjtin lokal, kur Igori iu afrua Ervinit, nisën të kapen me fjalë e më pas u përplasën dhe fizikisht. Polici e rrahu me egërsi. Ervini ra në dysheme dhe vazhdoi të mbetej i shtrirë, i plagosur. Kur mbërriti ambulanca, ishte vonë për të.

Mësohet se Igor A. është pjesëtar i njësisë speciale të policisë në Beograd. Pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë janë në kërkim intensiv për të dyshuarin, ndërsa dy persona janë ndaluar e po merren në pyetje me dyshimin se kanë ndihmuar në kryerjen e veprës penale./Limit.al