Ne të gjithë e dimë përfitimet që uji ka në shëndetin tonë. Ai largon toksinat nga trupi ynë dhe na hidraton. Uji gjithashtu ndihmon në funksionimin e duhur të trupit dhe organeve tona.

Por si ndikon uji i tepërt tek ne?

Konsumimi i ujit të tepërt mund të shkaktojë hiponatremi. Kjo ndodh nga lëngjet e tepërta të cilat reduktojnë nivelet e nevojshme të natriumit në gjak. Natriumi është një elektrolit thelbësor i nevojshëm për funksionimin optimal të trupit.

Me hiponatreminë, nivelet e ujit rriten në trupë dhe shkaktojnë ënjtje të qelizave.

Simptomat e hipotremisë variojnë nga dhimbje koke të lehtë, të përziera dhe vjellje, deri tek ato më seriozet siç janë konvulsionet, koma.

Sipas një studimi, veshkat mund të filtrojnë rreth 20-28 litra ujë në ditë, ato mund të eliminojnë jo më shumë se 0,8 deri në 1,0 litra çdo orë. Prandaj, për të shmangur hiponatreminë, është thelbësore të mos konsumoni më shumë ujë se sa mund të eliminohet nga veshkat.

Simptomat e hiponatremisë mund të zhvillohen nëse një person pi 3 deri në 4 litra ujë në një periudhë të shkurtër. Megjithatë, kushte të tilla si moti i nxehtë dhe stërvitja e tepërt mund t’i bëjnë njerëzit të teprojnë me marrjen e ujit.

Hiponatremia përfshin konsumimin e sasive të mëdha të ujit gjatë djersitjes ose gjatë orëve të zgjatura sportive pa zëvendësuar elektrolitet thelbësore si natriumi me ushqim ose pije të mira hidratuese sportive. /Top-channel.tv /Limit.al